Please enter at least 3 characters.

BE me nismë për shqyrtimin e investimeve të huaja

2017/08/04_06_10_15245_EuropeanParliament-e1502779046681.jpg

Komisioni Europian përmes një deklarate bëri të ditur se në shtator do të publikohet nisma konkrete për shqyrtimin e investimeve të huaja.

Sipas zyrtarëve të BE-së, qëllimi i nismës është mbushja e një boshllëku të rëndësishëm në fushën e investimeve në tregti në Union si dhe shqyrtimi i sektorëve strategjikë të SHBA-së dhe ekonomive të tjera të mëdha.

Mësohet se vitet e fundit investimet në BE kanë shënuar rritje në prodhimet e teknologjisë së lartë, energjetikë dhe infrastrukturë.

Për këtë qëllim autoritetet e BE-së bënë thirrje për shqyrtim të rreptë të blerjeve të kompanive europiane. /Telegrafi/