")
Please enter at least 3 characters.

Bayerni vazhdon me fitore në Bundesliga, triumfon ndaj Stuttgartit

2019/01/Thiago-Alcantara-e1548605998324.jpg
295:"MADRID, SPAIN - APRIL 18: Thiago Alcantara of Bayern Muenchen gestures during the UEFA Champions League Quarter Final second leg match between Real Madrid CF and FC Bayern Muenchen at Estadio Santiago Bernabeu on April 18, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Bayern Munich ka vazhduar me fitore në Bundesliga, këtë herë ndaj Stuttgartit me rezultat 4-1.

Vendasit ishin dukshëm më të mirë dhe në fund ishte një fitore e merituar.

Goli i parë në takime erdhi nga Thiago Alcantara në minutën e pestë, spanjolli u asistua nga Robert Lewandowski. Ndërsa goli i barazimit erdhi nga Anastasios Donis (1-1).

Në pjesën e dytë Bayerni e rikthey epërsinë me anë të autogolit nga Christian Gentner (55'), kurse goli i qetësisë u shënua Leon Goretzka (71').

Sa për statistika në minutën e 84 shënoi edhe Lewandowski për 4-1.

Bayerni pas kësaj fitore renditet në vendin e dytë në Bundesliga me 42 pikë, Stuttgarti në pozitën e 16-të  me 14 pikë.

Në xhiron e radhës skuadra bavareze luan kundër Leverkusenit, ndërsa Stuttgarti ndaj Freiburgit. /Telegrafi/