Bayerni për vazhdimësi, Mainz për të shkaktuar befasi në Allianz Arena - formacionet zyrtare
29/10/2022
Bayern Munich do të përballet me Mainzin në kuadër të xhiros së 12-të në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.
Bavarezët janë në pozitën e dytë dhe duan të rikthehen në krye të kampionatit gjerman, duke marrë fitore sot.
Qëllimi i vendasve është të vazhdojnë ecurinë e fitoreve, por Mainz po paraqitet shumë mirë këtë edicion.
Mysafirët që kanë vetëm katër pikë më pak se Bayerni kanë udhëtuar drejt Allianz Arenas për të shkaktuar befasinë e radhës.
Formacionet zyrtare:
Bayern Munich: Ulreich, Mazraoui, Upamecano, De Ligt, Davies, Goretzka, Kimmich, Mane, Gnabry, Musiala, Choupo-Moting.
Mainz: Zentne, Aaron, Stach, Lee, Barreiro, Onisiwo, Caci, Fernandes, Burkardt, Widmer, Hack.
/Telegrafi/


