Please enter at least 3 characters.

Bayerni ndalet me barazim nga Freiburgu dhe humb pozitën e parë

2019/03/Robertlewalarge-e1553963339142.jpg
284:"LIVERPOOL, ENGLAND - FEBRUARY 19: Robert Lewandowski of Bayern Munich removes his shirt after the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Liverpool and FC Bayern Muenchen at Anfield on February 19, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Bayern Munichu nuk ka arritur më shumë se një pikë në barazimi (1-1) si mysafir i Freiburgut, të vlefshëm për javën e 27-të në Bundesliga.

Në ndeshjen e zhvilluar në Schwarzwald Stadion, të parët shënuan nikoqirët përmes Lucas Holer, i cili e zhbllokoi rezultatin që në minutën e tretë.

Bavarezët arritën ta barazonin rezultatin në pjesën e parë me golin e Robert Lewandowskit (22') dhe me shifra identike, skuadrat shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë, mysafirët rrezikuan, sidomos përmes Jerome Boateng, James Rodriguez, Robert Lewandowski e Leon Goretzka, por nuk arritën ta fitonin sfidën.

Amir Abrashi luajti nga minuta e parë në këtë takim, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në fund të pjesës së parë (43').

Bayern Munichu zhvendoset në vend të dytë në tabelë, me dy pikë prapa Borussia Dortmundit që në këtë javë fitoi (2-0) kundër Wolfsburgut.

Në xhiron e ardhshme, Freiburgu luan si mysafir i Mainzit, ndërsa Bayerni zhvillon derbin ndaj liderit Borussia Dortmund. /Telegrafi/