Please enter at least 3 characters.

Bayern Munich fiton me goleadë ndaj Eintrach Frankfurtit

2020/05/GettyImages-1214811077.jpg
311:"MUNICH, GERMANY - MAY 23: Alphonso Davies of FC Bayern Muenchen celebrates with his team mates after scoring his team's fourth goal during the Bundesliga match between FC Bayern Muenchen and Eintracht Frankfurt at Allianz Arena on May 23, 2020 in Munich, Germany. (Photo by Andreas Gebert/Pool via Getty Images)
32:"Andreas Gebert/Pool via Getty Im

Bayern Munich ka arritur që të mposht Eintracht Frankfurtin në kuadër të javës së 27-të në Bundesliga me rezultat 5-2.

Bavarezët e filluan mjaftë mirë takimin duke kaluar në epërsi me anë të Leon Goretzkas që shënoi gol në minutën e 17-të me një asitim të Thomas Mullers.

Kur po përfundonte pjesa e parë, sulmuesi gjerman (41') ndryshoi rol, nga asistues në golashënues, derisa u shërbye mjaftë mirë nga Alphonso Davies.

(Foto: Andreas Gebert/Pool via Getty Images/Guliver)

Edhe pjesa e dytë pati një start më të mirë për vendasit që e trefishuan rezultatin me anët të Robert Lewandowskit që shënoi në minutën e 46-të me një asist të Kingsley Coman.

Mirëpo, për tre minuta, mbrojta e Bayernit i shpartallua, duke pësuar dy gola. Ishte Martin Hinteregger (52'/53'), që shënoi dy herë, derisa Sebastian Rodde ishte asistuesi.

(Foto: Andreas Gebert/Pool via Getty Images/Guliver)

Por, kampioni në fuqi i ligës gjermane nuk lejoi të befasohet dhe e thelloi epërsinë me golin e shënuar nga Davies që realizoi në minutën e 61-të.

Bavrezët në minutën e 74-të u ndihmuan nga Hinteregger, që shënoi autogol, e që në fund rezultati final ishte 5-2.

Pas javës së 27-të, Bayerni vazhdon të jetë lirë me 61 pikë, gjersa në xhiron e 28-të takohet Borussia Dortmundin që është në pozitën e dytë dhe ka 57 pikë. /Telegrafi/