Please enter at least 3 characters.

Bavçiq: Prishtina do të bëhej kampione e Bosnjës

2016/01/bav-ccedil-iq-prishtina-do-t-euml-b-euml-hej-kampione-e-bosnj-euml-s_hd.jpg

Për jetën në Kosovë, Bavçiq ka folur vetëm fjalë të mira, ndërsa ka pranuar se para se t'i bashkohej Prishtinës ka pasur paragjykime. Bavçiq prej fillimit të edicionit luan për Prishtinën. Në Ligën Ballkanike po paraqitet me mesatare prej 13,8 pikëve e 9 kërcimeve për ndeshje, ndërsa në Superligën e Kosovës ka 9,3 pikë e 7,2 kërcime për ndeshje.

"Dallimi në mes Ligës së Kosovës dhe Ligës Ballkanike është shumë i madh, është vështirë të tërhiqen paralele. Liga Ballkanike është shumë e barabartë, ndërsa në Kosovë konkurrencë mund të na bëjë vetëm Peja, ekipet e tjera janë shumë të dobëta”.

“Mendoj se do të ishim në krye të kampionatit të Bosnjës në basketboll, ndoshta edhe ekipi më i mirë. Ekipet e tjera nga Kosova në Kampionatin tonë do të luftonin për mbijetesë", ka thënë Bavçiq për sajtin boshnjak "sportsport.ba", transmeton Koha.net.

30-vjeçari është i gjatë 209 centimetra, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Greqi, Francë e Itali.

"Njerëzit gjithnjë kanë disa paragjykime kur bëhet fjalë për Prishtinën. Të jem i sinqertë kam pasur edhe unë, por kur kam ardhur e kam parë që kjo nuk është e saktë. Qyteti është shumë i mirë dhe vërtet i ka të gjitha që nevojiten”.

“Duhet të falënderoj edhe punën e drejtuesve të klubit. Obligimet i kryejnë me kohë dhe mundohen të ngrenë klubin në një nivel të lartë. Sigurisht se të gjitha do të jenë më mirë kur t'i pranojë FIBA. Kanë ambicie të mëdha dhe luajnë basketboll serioz", ka thënë Bavçiq. /Telegrafi/