Please enter at least 3 characters.

Bau Market rihap pikën e saj në Veternik, Prishtinë (Video)

2019/06/62159359_542772316544009_312820013109084160_n.png

Bau Market ka rihapur pikën e saj shitëse në Veternik, Prishtinë.

Kjo pikë është rihapur pas renovimit dhe zgjerimit të hapësirës ekspozuese dhe produkteve të reja.

Në ceremoninë e rihapjes së pikës, klientët u njoftuan për risitë që do t'i ketë kjo pikë si dhe për çmimet e volitshme të produkteve.

Me rastin e rihapjes së kësaj pike do të ketë zbritje në të gjitha produktet, zbritja do të zgjasë deri me datën 9 qershor. Zbritja vlen edhe për pikat tjera të Bau Market.

Bau Marke rihap pikën e saj në Veternik

Prerjen e shiritit e bëri pronari  i “Al Trade”, Bajram Gashani, ku pas tij u radhitën edhe shumë qytetarë për të shikuar produktet dhe për të bërë blerje./Telegrafi/