Bastisje në një banesë në Shkup, policia sekuestroi disa lloje të substancave narkotike
Policia e Shkupit njoftoi se gjatë një bastisjeje të kryer në një banesë në Shkup janë sekuestruar 11.5 kilogramë marihuanë, 400 gramë kokainë, si dhe sasi të amfetaminës, ekstazisë, LSD-së, vajit të hashashit, rrëshirës dhe kërpudhave halucinogjene.
Bastisja u realizua me urdhër gjykate në banesën që përdorej nga M.B. dhe N.J., të cilët më herët ishin privuar nga liria.
Pas veprimeve hetimore, Policia ka ngritur kallëzim penal me procedurë urgjente ndaj tyre në Prokurorinë Publike kompetente.
“Gjatë bastisjes, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar 11,5 kilogramë marihuanë, 400 gramë kokainë, si dhe amfetaminë, ekstazi, LSD, vaj hashashi rrëshirë dhe kërpudha halucinogjene. Personat janë ndaluar për procedurë të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.


