Please enter at least 3 characters.

Basketbollisti më fatlum në NBA: Tri vite karrierë, tre finale - dy tituj të fituar

2019/05/GettyImages-1128132438.jpg
474:"ATLANTA, GEORGIA - FEBRUARY 07: Patrick McCaw #1 and Norman Powell #24 of the Toronto Raptors battle for a rebound against Vince Carter #15 and Omari Spellman #6 of the Atlanta Hawks at State Farm Arena on February 07, 2019 in Atlanta, Georgia. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Kevin C. Cox/Getty Images)
12:"Getty Images

Golden State Warriors dhe Toronto Raptors gjatë orëve të para të ditës së nesërme do të zhvillojnë ndeshjen e parë të serisë finale të "play-off"në NBA.

Një prej basketbollistëve më fatlum të kësaj lige është Patrick McCaw, i cili ka tri vite që po luan në konkurrencën më të fortë në botë.

Ajo që e bën të veçantë lojtarin është se brenda këtyre tri sezoneve ka luajtur gjithmonë në finale të ligës amerikane të basketbollit.

https://twitter.com/Knicks_City/status/1132497032474779648

Ai në dy të parat është shpallur kampion dhe në të dyja rastet titullin e ka fituar me Golden State.

McCaw nuk arriti të negociojë me ta për një kontratë të re dhe përfundoi në Cleveland Cavaliers, por që dy javë më pas u largua në drejtim të Torontos.

Ndryshe, 23-vjeçari në sezonin e parë te skuadra kanadeze ka dhënë një kontribut të vogël, ku ka një mesatare prej 3.7 pikëve, 1.7 kërcimesh dhe 1.2 asistimesh. /Telegrafi/