Please enter at least 3 characters.

Basketbollisti boshnjak i NBA-së me emrat e heronjve të luftës së Bosnjës në fanellë hidhëron të gjithë serbët

2019/05/Jusuf-Nurkic-e1557483991942.jpg
458:"NEW YORK, NEW YORK - NOVEMBER 20: Jusuf Nurkic #27 of the Portland Trail Blazers reacts after being fouled during the fourth quarter of the game against New York Knicks at Madison Square Garden on November 20, 2018 in New York City. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Sarah Stier/Getty Images)
12:"Getty Images

Jusuf Nurkiq u kthye për të parë shokët e tij të shëndetshëm nga tremujori i tretë dhe ai përsëri ndihmoi.

Portland Trail Blazers ka arritur të triumfojë kundër Denver Nuggets me rezultat 119:108 dhe në këtë formë ka barazuar serinë, ku secila skuadër ka nga tri fitore.

Megjithatë, ajo që ka bërë bujë të madhe ishte fanella e një prej lojtarëve të Portlandit, gjegjësisht të boshnjakut, Jusuf Nurkic.

Ky i fundit në fanellën që kishte veshur ka shkruar emrat e të gjithë heronjve boshnjak që luftuan kundër kriminelëve serbë.

https://twitter.com/United_Bosnia/status/1126734216580886528

"Kam dashur ta shohin fytyrën time, ta dinë se isha me ata. Publiku ishte i mrekullueshëm, do të dëshiroja që të kisha mundësi të luaja. Më thërrasin Zvier për një arsye", tha Nurkiq pas ndeshjes së mbrëmshme.

Por, jo të gjithë ishin të kënaqur me veprimin e basketbollistit pasi që serbët kanë reaguar ashpër me lëvizjen e shtatgjatit. Ata kanë gjykuar veprimin e Nurkiqit duke e akuzuar për nxitje të urrejtjes mes serbëve dhe boshnjakëve.

Ndryshe, Portland dhe Denveri do të zhvillojnë të shtunën ndeshjen e fundit mes tyre në këtë fazë të kampionatit të "playoff" në NBA. /Telegrafi/