Please enter at least 3 characters.

Basketboll: Ndeshjet e javës së 14-të

2016/01/basketboll-ndeshjet-e-jav-euml-s-s-euml-14-t-euml_hd.jpg

Kjo sfidë do t’i vë përballë njëra-tjetrës skuadrën e fundit në ligën më cilësore të basketbollit në Kosovë, e cila deri më tash e ka shënuar vetëm një fitore, ndërsa Sigal Prishtina e kryeson renditjen me 25 pikë, aq sa ka edhe Peja në pozitën e dytë.

S’do mend se skuadra kryeqytetase është favorite madhe në këtë përballje, madje trajneri i saj, Sabit Haxhiq, do të ketë mundësi t’i pushojë disa prej basketbollistëve më të mirë të tij, të cilët janë angazhuar në ndeshjen e fundit të Ligës Ballkanikë, të cilën e humbën të martën mbrëma nga Mornari i Malit të Zi.

Java 14 vazhdon të shtunën me përballjen Vëllaznimi – Besa (19.00), ndërsa të dielën zhvillohen dy takime: Kosova e Re Bashkimi – Peja (19.00) dhe Golden Eagle Ylli – Trepça (19.00). /SportPlus/Telegrafi/