Please enter at least 3 characters.

Bashkohen veteranët e luftës, për të bërë të njëjtën fotografi si para 50 vitesh (Foto)

2016/04/Bashkimi-1.jpg

Kjo fotografi e vjetër i tregon katër meshkuj, sikur janë duke u kënaqur në një plazh të Floridës në Shtetet e Bashkuara.

Në fakt ata nuk ishin për pushime, por po e shijonin lirinë derisa të dërgohen sërish në xhunglat e Vietnamit, ku po zhvillohej në luftë e ashpër, transmeton Telegrafi.

Këta ish-ushtarë janë bashkuar pas pesë dekadash, që nuk e kishin parë njëri-tjetrin.

Bolb Fakt ka veshur bluzë të bardhë me vija të kaltra, Dennis Puleu e ka zgjatur dorën dhe ka bërtitur nga kamera, Bob DeVanezia ka ndenjur i ulur, ndërsa pas tij ishte Tom Hanks duke i shtrënguar muskujt, ndërsa pozonin para një dërrase për sërf, njëjtë sikurse para gjysmë shekulli.

Pasi kishte përfunduar lufta, këta ushtarë amerikanë janë shpërndarë dhe kanë jetuar në vende të ndryshme, për të mos u parë më kurrë.

Madje, kanë bërë edhe punë të ndryshme, si ndërtimtari, bankë, kompani sigurimi dhe shërbime të shitjeve të shtëpive. /Telegrafi/