Bashkimi është gati për Ballkan Ligë
13/08/2015
Përfaqësuesi i kësaj lige, Kamen Toshev, ka qëndruar të martën në Prizren për t’i inspektuar objektet e ndryshme, duke përfshirë këtu palestrën sportive, objektet përcjellëse, hotelet etj.
Duket se ky qytet i la përshtypje të mira menaxherit të kompeticionit. Ai do t’i paraqesë ato që pa gjatë takimit me drejtuesit e kësaj lige, ndërsa ka edhe sugjerime për klubin “Portokalli”, të cilat do t’ua prezantojë atyre në ditët në vazhdim.
“Sot e pritëm Kamen Toshevin, i cili erdhi t’i inspektojë disa objekte në Prizren. 90 për qind jemi ‘Ok’. Tash, atij i mbetet të na tregojë edhe sugjerimet që ka, se cilat gjëra duhet të rregullohen apo përmirësohen”, deklaroi për “Zërin” menaxheri i Bashkimit, Arlind Kaçaniku. /Telegrafi/`


