Please enter at least 3 characters.

Bashkia e Shkupit: Tenderi për blerjen e autobusëve të rinj do të shpallet sërish brenda shtatë ditëve

2024/08/bashkia-e-shkupit.png
Tatimi në pronë, Qyteti i Shkupit ka filluar me pagesën e detyruar për vitin 2021
Bashkia e Shkupit: Në vend të konstruktivitetit, OBRM-PDUKM-ja ikë nga përgjegjësia

"Tenderi për blerjen e autobusëve të rinj në Shkup do të rishpallet brenda një jave", thanë nga Bashkia e Shkupit për TV24, në lidhje me tenderin për blerjen e autobusëve të rinj. Autoritetet e qytetit vlerësojnë se banorët e Shkupit do të marrin autobusët e parë të rinj brenda disa muajsh.

Më parë, tenderi për blerjen e 150 autobusëve të rinj ekologjikë dështoi sepse kompanitë që aplikuan nuk i plotësuan kërkesat, këtë e pretendon Ministria e Transportit.

Nga LSDM opozitare akuzuan qeverinë se po manipulonte banorët e Shkupit me premtime për “autobusë ekologjikë” për pesë vjet, dhe me dështimin e tenderit të fundit, Shkupi nuk do të marrë autobusë të rinj as këtë vit.