Please enter at least 3 characters.

Bashkëshortja e Enver Petrovcit kërkon besimin e prishtinasve (Foto)

2017/10/e3n-e1508482727740.jpg

"Një grua që vendin e vet e përjeton dhe e trajton si familjen, e meriton votën Tuaj!”

Kështu ka shkruar aktori i madh i skenës filmike shqiptare dhe më gjerë, Enver Petrovci.

Bashkëshortja e Petrovcit, Valbona edhe zyrtarisht është kandidate për asambleiste e Komunës së Prishtinës. 

Ajo po kërkon besimin e qytetarëve të kryeqytetit nën logon e Lëvizjes Vetëvendosje.

Aktori ka marrë një vlerësim shumë të madh për të shoqen, e cila është profesoreshë Fakultetin e Arteve pranë Universitetit të Prishtinës.

Ndërkohë vetë Petrovci vazhdon suksesshëm karrierën kinematografike, ndërsa filmi i fundit ka ka rol kryesor është “Daja”.

Ndryshe, 63-vjeçari kohë më parë është paraqitur edhe në serialin e mirënjohur "O sa mirë". /Telegrafi/