Please enter at least 3 characters.

Bashkëshorti i Shkurte Fejzës pas aksidentit po trajtohet në Spitalin e Prizrenit, gjendja e tij është stabile

2024/02/426099176_771326781117997_3381496594962983774_n.png

Bashkëshorti i Shkurte Fejzës, Hajrush Behluli i cili u aksidentua sot nga një veturë në Prizren është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur mjeku i emergjencës Afrim Jahaj, i cili po ashtu se gjendja shëndetësore e tij është stabile.

Jahaj po ashtu theksoi se në spital Behluli do të qëndrojë 24 orë dhe të shtunën do të lirohet.

"Gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe do të qëndrojë 24 orë. Nesër do të lirohet", ka thënë Jahaj.

Ndërkaq, në një prononcim për Telegrafin vajza e Shkurte Fejzës, Gresa ka thënë se babai i saj është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkaq, Telegrafi do të ju mbajë të informuar rreth këtij aksidenti. /Telegrafi/