Bashkëpunimi PDSH – LSDM, bashkëpunim ndëretnik serioz
Në takim është biseduar për situatën aktuale politike në vend, zhbllokimin e proceseve integruese, për çështje të tjera të organizimit të brendshëm të shtetit, është biseduar edhe për bashkëpunimin me opozitën maqedonase dhe fushatën parazgjedhore për zgjedhje e ardhëshme lokale.
“Biseduam për shumë çështje, për fushatën parazgjedhore, funksionimin e partisë sonë, kandidatët për kryetar komunash dhe listën e këshilltarëve, por sigurisht se temën qendrore e mori bashkëpunimi i vendosur mes PDSH-së dhe LSDM-së, bashkëpunim i cili u përshëndet nga ana e ambasadorit amerikan si diçka e re që ndodhë për herë të parë në Maqedoni, një bashkëpunim serioz dhe korrekt ndëretnik mes dy forcave politike para qeverisjes”, tha Thaçi para gezetarëve.
“Biseduam edhe për çështje tjera të organizimit të brendshëm të shtetit, u përmend edhe halli i vjetër që kemi të gjithë si qytetar, bllokimi i procesit integrues”, tha ndër të tejra kreu i PDSH-së. /Telegrafi/


