Please enter at least 3 characters.

Barzagli: Edhe Napoli e meritoi titullin

2018/05/BarzagliBuffonChiellini-e1526282051617.jpg
317:"LONDON, ENGLAND - MARCH 07: Gianluigi Buffon, Andrea Barzagli and Giorgio Chiellini of Juventus celebrate victory after the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Tottenham Hotspur and Juventus at Wembley Stadium on March 7, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Andrea Barzagli mendon se edhe Napoli e ka merituar titullin e Serie A këtë sezon, mirëpo shtatë triumfe radhazi për Juventusin paraqesin një arritje hisotrike.

Barazimi pa gola ndaj Romës ia siguroi Zonjës së Vjetër Scudetton për sezonin 2017/2018. Kjo arritje erdhi vetëm disa ditë pasi Bianconerët e fituan Kupën e Italisë duke e mposhtur Milanin në finale.

(Foto: Getty Images)

Në këtë mënyrë, krahas shtatë titujve radhazi, Juve e ka fituar katër herë radhazi edhe trofeun e Coppa Italia.

"Kemi hyrë në librat e historisë dhe ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm", ka thënë Barzagli për Mediaset Premium.

"Nuk ka qenë lehtë, por bëmë një punë të shkëlqyer dhe tash po festojmë me tifozët tanë. Scudettoja më e fundit gjithmonë duket më e mira, por shtatë radhazi janë vërtet historike".

(Foto: Getty Images)

"Napoli ka pasur një sezon shumë të mirë dhe ndoshta edhe ata e kanë merituar të fitonin, por së bashku e kemi bërë fascinuese Serie A".

"Ndoshta dallimi është se ne kemi qenë më të qëndrueshëm. Në sezonin e ardhshëm, mendoj se akoma do të jem këtu duke luftuar", ka shtuar mbrojtësi veteran. /Telegrafi/