Please enter at least 3 characters.

Barry hyn në histori të Ligës Premier (Foto)

2016/09/barryy.jpg

Garreth Barry ka zhvilluar sot paraqitjen e tij të 600-të në Ligën Premier.

Mesfushori anglez nuk ka të ndalur edhe përkundër viteve të cilët kanë arritur në 35.

Kjo pasi, në ndeshjen që skuadra e tij, Evertoni, e luajti kundër Middlesbrough, ishte ndeshja e 600-të e tij në kampionatin anglez, Liga Premier.

Kështu, me këtë paraqitje, Barry ka arritur të bëhet futbollisti i tretë me më shumë paraqitje në futbollin anglez, shkruan Telegrafi.

Për ta bërë edhe më të madhe këtë statistikë gjigante, Barry shënoi edhe një gol, i cili ishte i 52-ti i tij në Ligën Premier.

Ndryshe, Barry ka luajtur vetëm për tre skuadra, Aston Villa, Manchester City dhe Everton. /Telegrafi/

Skuadrat, vitet, paraqitjet dhe golat e Barryt: 1998–2009  Aston Villa                365     41 gola2009–2014  Manchester City     132     6 gola2013–            Everton                     104     5 gola

Paraqitje më shumë në Ligën Premier: Ryan Giggs               632 ndeshjeFrank Lampard       609 ndeshjeGareth Barry           600 ndeshje