Please enter at least 3 characters.

BARESHA

2018/11/Rifat-Kukaj-2-1-e1543402909685.jpg

Nga: Rifat Kukaj

Hej, kam rrit shtatin
ndër këto male
bashk’ me qingja e me dele
me bylbylat ndër zabele
mbas kumbonës, lojë e gzime
si shqiponja ime

O era lu’n me barin
o eni shoqe t’lozim
o fusha gaz po m’veshet
o lulet bardh’ po qeshin
o dridhet mali, çka u ba?
o një baresh’ prej nesh u nda

Hej, po tingllojnë
shumë kumona
po gurgllon prroni malor
lartë në qiell bjeshka me borë
n’bjeshk’ dashnija vjen e madhe
sot nji fyell u kall…!