Please enter at least 3 characters.

Bardhi zëvendëson Manajn te Shqipëria U-21

2016/01/bardhi-z-euml-vend-euml-son-manajn-te-shqip-euml-ria-u-21_hd.jpg

Mesfushori 17-vjeçar ishte lojtari që dha pasimin për golin e fitores për Partizanin.

Djaloshi tregoi një teknikë të mirë duke dhënë spektakël në “Niko Dovana” dhe menjëherë mori ftesën nga Redi Jupi te Kombëtarja U-21.

Trajneri i 21-vjeçarëve e pranoi në Proçesin Sportiv se futbollisti do të jetë në grupin e lojtarëve në takimin kualifikues të Evropianit ndaj Portugalisë në 12 nëntor në fushë kundërshtare.

Redi Jupi pranoi në një farë mënyre që Jurgen Bardhi është afruar në vend të Rey Manajt, i cili do t’i bashkohet Kombëtares A të drejtuar nga Gianni de Biasi për miqësoren e nëntorit me Kosovën.