Please enter at least 3 characters.

Barcelona pa Messin po e shkatërron Ferencvarosin, ky gol i Griezmann ishte prej më të bukurve në fazën e grupeve

2020/12/oovvovoovo396236.jpg

Barcelona po luan si mysafir i Ferencvarosit, ku pjesën e parë e ka mbyllur me rezultat 3-0.

Katalunasit e kanë nisur furishëm takimin, ku nuk po mungojnë as golat.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Antoine Griezmann pas një goditje me thembër pas një asistimi të Jordi Alba.

Golin e dytë e shënoi sulmuesi danez Martin Braithwaite nga afërsia.

Barcelona nuk u ndal me kaq, ndërsa rezultatin në 3-0 e qoi Osumane Dembele nga pika e bardhë.

Trajneri Ronald Koeman e ka lënë Lionel Messi në shtëpi për këtë ndeshje pasi Barcelona e ka siguruar kualifikimin. /Telegrafi/