Barcelona në pritje: Rinovimi i De Jong bllokohet nga agjenti dhe paga marramendëse
Rinovimi i Frenkie De Jong është në pritje, teksa Barcelona pret konfirmimin e agjentit të ri në mesin e tensioneve dhe shqetësimeve për pagën. Sipas MARCA, Barcelona është e interesuar të rinovojë kontratën me De Jong, por aktualisht negociatat janë në ngërç.Mesfushori ende nuk ka shkëputur zyrtarisht marrëdhënien me ish-agjentin e tij, Ali Dursun, gjë që ka bllokuar çdo hap të mëtejshëm në bisedimet për rinovim.Edhe pse De Jong ka rënë dakord në parim të vazhdojë te Barcelona, ai duhet të emërojë një përfaqësues të ri përpara se të nisin bisedimet formale.Rinovimi i kontratës së mesfushorit holandez është pjesë e strategjisë afatgjatë të drejtorit sportiv Deco, i cili synon të sigurojë të ardhmen e lojtarëve kyç, një plan që tashmë është konkretizuar me emra si Lamine Yamal, Gavi dhe Ronald Araujo.


