Please enter at least 3 characters.

Barcelona ndalet nga Sociedadi para El Clasicos ndaj Real Madridit

2019/12/Sociedad-Barcelona.jpg
348:"SAN SEBASTIAN, SPAIN - DECEMBER 14: Antoine Griezmann of FC Barcelona celebrates with his teammate Luis Suarez anc Lionel Messi of FC Barcelona after scoring the opening goal during the Liga match between Real Sociedad and FC Barcelona at Estadio Anoeta on December 14, 2019 in San Sebastian, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona ka lëshuar mundësi ideale në udhëtim te Real Sociedadi duke barazuar me rezultat 2-2 në takimin e vlefshëm për javën e 17-të në La Liga.

Gjiganti katalunas ka dështuar të mbaj distancën prej tri pikëve ndaj rivalëve të urryer të Real Madridit, një javë para El Clasicos së parë të sezonit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat përveç rasteve të krijuara shënuan edhe nga një gol.

Të parët në epërsi kaluan vendasit e Sociedadit me anë të Mikel Oyarzabal (12'), i cili ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-0.

Barcelona arriti të kthehet në lojë në minutën e 38-të dhe ishte Antoine Griezmann që shënoi gol të bukur për barazimin 1-1 pas asistimit të Luis Suarez.

Momenti i golit nga Griezmann (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë, por me më pak raste të krijuara dhe me nga një gol të shënuar nga secila skuadër.

Kësaj radhe të parët shënuan mysafirët me anë të Suarezit (49'), i cili shënoi në golin e zbrazët për 1-2 pas asistimit të Lionel Messi.

Baskët arritën të kthehen në lojë me anë të Alexander Isak (62') që barazoi rezultatin në 2-2 dhe deri në fund të ndeshjes shifrat mbeten të pandryshuara.

Pas kësaj barazimi, Barcelona ka 35 pikë në vendin e parë apo vetëm një pikë më shumë se Real Madridi i dyti me një ndeshje më pak, ndërsa Sociedadi zë pozitën e katërt me 28 pikë.

Në ndeshjen e radhës, katalunasit e presin Real Madridin në Camp Nou, ndërsa baskët udhëtojnë te Osasuna. /Telegrafi/