Please enter at least 3 characters.

Barcelona merr një lajm të hidhur pas ndeshjes me Celta Vigon, Dembele mungon ndaj Liverpoolit

2019/05/GettyImages-1035607274.jpg
287:"BARCELONA, SPAIN - SEPTEMBER 18: Ousmane Dembele of Barcelona celebrates after scoring his team's second goal during the Group B match of the UEFA Champions League between FC Barcelona and PSV at Camp Nou on September 18, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona ka marrë një lajm të hidhur pas ndeshjes me Celta Vigon, të humbur me rezultat 2-0.

Trajneri Ernesto Valverde kishte pushuar shumicën e lojtarëve titullar, ndërsa nga minuta e parë në fushë ishte francezi Ousmane Dembele.

Reprezentuesi francez pësoi një lëndim dhe pas testeve mjekësore është konfirmuar se do të mungojë ndaj Liverpoolit.

Por klubi katalunas nuk ka njoftuar saktë se sa kohë do të jetë jashtë fushave francezi.

Ousmane Dembele. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Katalunasit janë shqetësuar me lëndimet e 21-vjeçarit, pasi për të ky është lëndimi i tretë brenda këtij sezonit.

Pas mungesës së Dembeles, ndaj Liverpoolit pritet që trajneri Ernesto Valverde në fazën ofensive t’i rreshtojë treshen Coutinho, Messi e Suarez.

Ndaj Celta Vigos u lëndua edhe mbrojtësi Jean-Clair Todibo, por lëndimi i tij ka qenë i lehtë dhe nuk ka vend për shqetësim. /Telegrafi/