Barcelona me ofertë “bombë” për Anthony Gordon
Barcelona ka bërë një ofertë zyrtare për transferimin e anësorit Anthony Gordon nga Newcastle United, raporton gazetari i njohur David Ornstein i The Athletic.
Sipas Ornstein, oferta e katalanasve për 25-vjeçarin është 80 milionë euro plus bonuse, por ende nuk ka marrëveshje, pasi bisedimet për reprezentuesin e Anglisë po vazhdojnë.
“Barcelona ka bërë një propozim për ta nënshkruar Anthony Gordon nga Newcastle United. Oferta është 80 milionë euro + bonuse; ende pa marrëveshje, ndërsa bisedimet vazhdojnë”, ka shkruar Ornstein.
🚨 Barcelona make proposal to sign Anthony Gordon from Newcastle United. Bid for 25yo #NUFC winger €80m + bonuses; no agreement yet as talks over England int’l continue. Interest of other clubs ongoing but #FCBarcelona + #FCBayern strongest @TheAthleticFChttps://t.co/MvUHXko2r0
— David Ornstein (@David_Ornstein) May 27, 2026
Ai shton se interesimi i klubeve të tjera mbetet aktiv, por Barcelona dhe Bayern Munich konsiderohen aktualisht si palët në pozicionin më të fortë për ta siguruar shërbimet e Gordonit.
Kalimi i mundshëm i Gordon te Barcelona po vlerësohet si një lëvizje befasuese, duke pasur parasysh rëndësinë e tij te Newcastle dhe profilin e lojtarit në Ligën Premier. /Telegrafi/


