Barcelona më në fund merr dritën jeshile për regjistrimin e Dani Olmos
26/08/2024
Dani Olmo do të mund të luajë këtë të martë kundër Rayo Vallecano në kuadër të La Ligas, pasi klubi më në fund e ka regjistruar. Klubi do ta regjistrojë lojtarin në La Liga këtë të hënë pasdite dhe do të jetë në dispozicion të Hansi Flick. Barça vuajti, më shumë se sa e kishin parashikuar, për të liruar hapësirë në faturën e pagave të tyre dhe për këtë arsye futja në lisë e mesfushorit ka marrë disa javë më shumë se sa ishte planifikuar.
Barça zyrtarizoi nënshkrimin e Dani Olmos më 9 gusht, i cili nënshkroi kontratë deri në qershor 2030. /Telegrafi/


