Please enter at least 3 characters.

Barcelona ka kohë deri më 7 korrik ta paguajë klauzolën e Lautaros, katalunasit nuk kanë para për të bërë këtë gjë

2020/06/GettyImages-1197382462.jpg
251:"MILAN, ITALY - JANUARY 29: Lautaro Martinez of FC Internazionale reacts during the Coppa Italia Quarter Final match between FC Internazionale and ACF Fiorentina at San Siro on January 29, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Beppe Marotta, drejtori i përgjithshëm i Interit, zbuloi të martën se klauzola e lirimit prej 111 milionë eurosh për Lautaro Martínez skadon në 7 korrik.

Ai gjithashtu pranoi që FC Barcelona ka treguar interesin më të madh për nënshkrimin me argjentinasin, por që ai nuk beson se ata do ta paguajnë atë shumë.

Marotta bëri këto deklarata dhe në Barcelona ata duket se janë dakord, edhe pse për arsye të ndryshme.

Lautaro Martinez (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images)

Pagesa prej 111 milionë euro është përjashtuar absolutisht sepse klubi nuk mund ta financojë këtë operacion.

Prandaj, afatit deri më 7 korrik nuk i pengon Barcelonës.

Barça është shumë i vetëdijshëm se negociatat për Lautaro Martínez, do të jenë të vështira dhe të gjata.

Lautaro Martinez (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images)

Ata mund të arrijnë te ky transferim vetëm nëse shesin lojtarë nga skuadra e tyre, ose futen në një marrëveshje shkëmbimi. /Telegrafi/