Barcelona i pagoi një milion euro një mashtruesi për transferimin e Robert Lewandowskit - zbulohet skema dhe si shpëtoi klubi pa i humbur paratë
Gjiganti spanjoll Barcelona ishte viktimë e një mashtrimi në vitin 2022 dhe pothuajse humbi një milion euro për shkak të pakujdesisë, gjë që e kanë zbuluar tani mediat katalanase. Ngjarjet ndodhën në verën e vitit 2022 kur Barcelona nënshkroi me Robert Lewandowskin dhe tani faktet kanë dalë në dritë pas një hetimi të kryer nga programi “Que t'hi Jugues” dhe “SER Catalunya” së bashku me “Paper Trail Media” nga Gjermania.Në fund të korrikut 2022, pasi Barcelona solli Robert Lewandowski për 45 milionë euro plus bonuse, e-maili i drejtuesit të klubit mori një mesazh nga një mashtrues i cili u prezantua si Pini Zahavi, menaxheri i Robert Lewandowski.
Banka e Qipros nuk e pranoi presionin dhe llogaria u mbyll në tetor 2022.Barcelona u njoftua zyrtarisht ku iu shpjegua se ishte viktimë e një tentative mashtrimi, duke iu kthyer pastaj mjetet në xhirollogaritë e tyre./Telegrafi/


