Please enter at least 3 characters.

Barcelona fiton ndaj Unitedit me golin e Neymarit, gati për El Clasicon (Video)

2017/07/DFs20YRUwAA0fUC.jpg

Barcelona ka fituar ndaj Manchester Unitedit me rezultat 1-0 në turneun miqësor International Champions Cup.

Klubi spanjoll ishte më i mirë në këtë takim dhe kjo ishte një fitore e merituar.

Goli i vetëm në takim erdh nga Neymar në minutën e 31-të pas asistimit nga Lionel Messi.

Braziliani i dha fitoren klubit katalunas edhe në miqësoren e fundit ku Barcelona fitoi ndaj Juventusit me rezultat 2-1, anësori i shumë kërkuar nga PSG shënoi të dy golat.

Pas tre ditësh Barcelona luan një tjetër miqësore të madhe, atë ndaj Real Madridit në Miami. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5uyau5