Please enter at least 3 characters.

Barcelona dhe Juventusi në 'luftë' për Willianin

2019/10/Willian-Alonso-e1570092976537.jpg
289:"LILLE, FRANCE - OCTOBER 02: Willian of Chelsea celebrates with Marcos Alonso after scoring his sides second goal during the UEFA Champions League group H match between Lille OSC and Chelsea FC at Stade Pierre Mauroy on October 02, 2019 in Lille, France. (Photo by Bryn Lennon/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli brazilian i Chelseat, Willian mund të largohet vitin e ardhshëm nga klubi londinez, ndërsa shumë klube të mëdha evropiane duan shërbimet e tij.

Willian nuk është i lumtur tash e sa kohë te Blutë, pasi ka humbur vendin e titullarit që nga koha e Maurizio Sarrit.

Në verë, Barcelona tentoi disa herë transferimin e tij, por klubi londinez i refuzoi ato si të ulëta, ndërsa tani garës i është shtuar edhe Juventusi.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Barcelona po përgatitet të mposhtë Juventusin në garën për të nënshkruar yllin brazilian, Willian.

Bianonerët janë të interesuar për brazilianin, por kampionët spanjollë janë të gatshëm t'i ofrojnë atij një pagë më të madhe në Camp Nou.

Willian ka shënuar dy herë në tetë ndeshje në të gjitha garat për Chelsea këtë sezon.  /Telegrafi/