Please enter at least 3 characters.

Barcelona dhe Bayerni në 'luftë' për Emre Can

2019/08/Emre-Can.jpg
256:"SINGAPORE, SINGAPORE - JULY 21: Emre Can of Juventus in action during the International Champions Cup match between Juventus and Tottenham Hotspur at the Singapore National Stadium on July 21, 2019 in Singapore. (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Juventusit, Emre Can thuhet se ka futur në një garë të fortë dy klubet e mëdha evropiane, Barcelona dhe Bayern Munich.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, interesimi nga dy klubet është intensifikuar në orët e fundit.

Emre Can duket se ka rënë në hierarkinë e Juventusit dhe drejtuesit janë të interesuar ta shesin mesfushorin para mbylljes së afatit kalimtar.

Ish-ylli i Liverpoolit gjithashtu rrezikon të mbetet jashtë skuadrës së Ligës së Kampionëve te Zonja e Vjetër dhe largimi i tij duket i pashmangshëm.

Pavarësisht se mbërriti vetëm verën e kaluar, bardhezinjtë e shohin atë si një lojtar që mund të sjell fitime të rëndësishme pasi erdhi si transferim i lirë.

Duke pasur parasysh këtë, gazeta italiane pretendon se ata janë të gatshëm ta shesin atë për një tarifë prej 30-35 milionë eurosh.

Juve tashmë kanë zhvilluar bisedime me Barçën për 25-vjeçarin, ndërsa Bayerni ka nevojë për një zëvendësim afatgjatë për Javi Martinezin.

Edhe pse ai nuk mori pjesë në ndeshjen e Serie A kundër Parmas fundjavën e kaluar, ai është thirrur në skuadrën e Gjermanisë për ndeshjet e tyre të shtatorit. /Telegrafi/