Please enter at least 3 characters.

Barcelona dhe Atletico diskutojnë marrëveshjen për Griezmannin, nuk përjashtohet futja e ndonjë lojtari në shkëmbim

2019/06/Griezmann-Atleti-1.jpg
255:"BARCELONA, SPAIN - MAY 04: Antoine Griezmann of Club Atletico de Madrid applauds the crowd after the La Liga match between RCD Espanyol and Club Atletico de Madrid at RCDE Stadium on May 04, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona dhe Atletico Madridi janë duke biseduar rreth një marrëveshje për transferimin e Antoine Griezmann në Camp Nou.

Ylli francez është njëri nga më të preferuarit e klubit katalunas dhe ka disa afate kalimtare që po tentojnë transferimin e tij.

Megjithatë, në këtë afat të verës thuhet se një transferim pritet të ndodh sipas të gjitha gjasave.

Sipas gazetës franceze L'Equipe, Barcelona dhe Atletico Madridi u takuan javën e kaluar për të diskutuar transferimin e Griezmann.

Griezmann në aksion gjatë një ndeshje me Barcelonën (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Klauzola e lirimit të francezit bie nga 200 milionë euro në 120 milionë euro më 1 korrik dhe transferimi është i pashmangshëm.

Ky medium shton se nuk përjashtohet ndonjë futje e një lojtari në këtë marrëveshje për të ulur çmimin. /Telegrafi/