Please enter at least 3 characters.

Barça nuk gabon ndaj Getafes, vazhdon primatin në La Liga

2019/01/Lionel-Messi-e1546810520363.jpg
266:"GETAFE, SPAIN - JANUARY 06: Lionel Messi of FC Barcelona celebrates after scoring his team's opening goal during the La Liga match between Getafe CF and FC Barcelona at Coliseum Alfonso Perez on January 06, 2019 in Getafe, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona ka regjistruar fitoren e pestë radhazi në La Liga, këtë herë duke triumfuar në udhëtim te Getafe me rezultat 1-2.

Katalunasit dominuan, por nuk ishte edhe një fitore e lehtë ashtu siç pritej në fillim.

Ndeshja filloi me golin e anuluar te vendasve në minutën e 12-të, gjyqtari shikoi një faull në sulm nga Jaime Mata.

Festa e Lionel Messit te goli i parë në takim (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 20-të ishte Lionel Messi ai që i dha Barçës epërsinë me një gol tv bukur, ndërsa në minutën e 39-të shënoi edhe Luis Saurez.

Për ta bërë më dramatike pjesën e dytë, në minutën e 43-të Mata ngushtoi epërsinë e skuadrës së Ernesto Valverde.

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë filloi me një rast për gol për Getafen, por nuk kaloi shumë dhe mysafirët kthyen dominimin.

Barcelona vazhdon në vendin e parë me 40 pikë, pesë më shumë se Atletico Madridi, ndërsa Getafe në pozitën e shtatë me 25.

Në xhiron tjetër Barça luan me Eibarin, ndërsa Getafe me Villarrealin. /Telegrafi/