Please enter at least 3 characters.

Barca humb garën për Neves, mesfushori do të shkojë në Arabinë Saudite

2023/06/riben.jpg

Ruben Neves pritet të largohet nga Wolverhampton Wanderers për t’iu bashkuar klubit saudit, Al Hilal, përkundër interesimit të madh të Barcelonës.

Mesfushori portugez pritet të ndjekë hapat e bashkëkombësit të tij, Cristiano Ronaldo (Al Nassr), për ta vazhduar karrierën në Saudi Pro League, ku luan edhe Karim Benzema (Al Ittihad).

Siç transmeton Relevo, Al-Hilal është në bisedime të avancuara me Wolves për nënshkrimin e Neves, i cili mund ta zyrtarizojë transferimin në javën e ardhshme.

Barcelona ka qenë mjaft e interesuar për 26-vjeçarin, saqë ka planifikuar ta përfshijë në marrëveshje edhe Ansu Fatin. Megjithatë, ky i fundit nuk dëshiron të largohet nga Camp Nou dhe marrëveshja ka dështuar.

Në ndërkohë, ka ndërhyrë klubi saudit që është i interesuar edhe për shërbimet e dyshes së Chelseat, N’Golo Kante e Hakim Ziyech. /Telegrafi/