Please enter at least 3 characters.

Barca dhe Reali në garë për dyshen e Liverpoolit, Klopp dhe Van Dijk

2019/09/JurgenKVirgil-1-e1568641319877.jpg
312:"LIVERPOOL, ENGLAND - APRIL 08: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool and Virgil van Dijk of Liverpool during a Liverpool training session ahead of their UEFA Champions League quarter-final match against FC Porto. At Melwood Training Ground on April 08, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Rivalët spanjollë, Barcelona dhe Real Madridi, thuhet se do të zhvillojnë një tjetër garë të madhe për transferimin e dyshes së Liverpoolit, Jurgen Klopp dhe Virgil van Dijk.

Gjigantët e La Ligas nuk e kanë nisur mirë këtë sezon dhe tashmë po mendojnë për planet e tyre në të ardhmen.

Trajnerët respektivë, Ernesto Valverde dhe Zinedine Zidane, janë nën presion, ndërsa AS raporton se të dyja klubet kanë shprehur interesim për strategun gjerman të Redsave, i cili është zgjedhja e tyre e parë.

Jurgen Klopp dhe Virgil Van Dijk (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Klopp e dërgoi Liverpoolin në dy finale të Ligës së Kampionëve, duk e fituar në sezonin e kaluar, ndërsa ishte fuqishëm në garë për titullin e Ligës Premier, gjë që po vazhdon ta bëjë edhe këtë edicion.

Shënjestra tjetër e Barcës dhe Realit është qendërmbrojtësi Van Dijk, i cili pati një sezon të mrekullueshëm me Liverpoolin në sezonin 2018/2019.

Theksojmë se trajneri gjerman ka marrëveshje në Anfield deri në vitin 2022, kurse mbrojtësi holandez deri në vitin 2025, prandaj duhet shpenzim i madh për t'i transferuar. /Telegrafi/