Please enter at least 3 characters.

Barca bindëse ndaj Mallorcas, Messi me dy asistime dhe një gol të bukur

2020/06/BarcelonaMallorca-2.jpg
286:"MALLORCA, SPAIN - JUNE 13: Lionel Messi of FC Barcelona elbow bumps with Jordi Alba of FC Barcelona after his sides second goal during the La Liga match between RCD Mallorca and FC Barcelona at Estadio de Son Moix on June 13, 2020 in Mallorca, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona ka arkëtuar pikë të plota kundër Mallorcas në Estadio de Son Moix, ku fitoi me rezultat 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28 në La Liga.

Mjaftuan dy minuta lojë dhe rezultati u zhbllokua. Një harkim të gjatë nga Jordi Alba e priti në zonë Arturo Vidal, i cili realizoi me kokë.

Në minutat në vazhdim, Takefusa Kubo rrezikoi në dy raste për vendasit, mirëpo në vend ishte portieri Marc-Andre ter Stegen për të intervenuar.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Blaugranët e shënuan edhe golin e dytë në pjesën e parë. Pas një aksioni, Lionel Messi asistoi me kokë te Martin Braithwaite, i cili e shënoi golin debutues (37’). Pas konsultimit të VAR-it gjyqtari vendosi se goli ishte i rregullt.

Vendasit nuk u dorëzuan në vazhdim të lojës duke u treguar të rrezikshëm në dy raste përmes Ante Budimir, të cilit i mungoi konkretizimi. Ndërsa për mysafirët rrezikoi sërish Braithwaite dhe më pas Ronald Araujo.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Tjetër asistim fantastik nga Messi dhe Jordi Alba shkoi drejt portës duke e shënuar golin e tretë për ekipin vizitor.

Dhe nuk mund të mungonte goli i Leo Messit në këtë sfidë. Superylli argjentinas pranoi një top nga Luis Suarez krijoi hapësirë përballë lojtarëve kundërshtarë dhe shënoi (90’+4).

Me këtë fitore, Barcelona forcohet në krye të tabelës me pesë pikë më shumë se Real Madridi që të dielën luan kundër Eibarit. Nga ana tjetër, Mallorca ndodhet në zonën e rrezikut për të rënë nga liga. /Telegrafi/