Banorët e Komunës së Kllokotit raportojnë mbeturina në zona publike
27/12/2024
Disa banorë të Komunës së Kllokotit kanë raportuar grumbullimin e mbeturinave në disa zona, duke shprehur shqetësimin e tyre për papastërtinë e krijuar.
Ankesat janë bërë përmes platformës ndreqe.com, ku qytetarët kanë publikuar edhe fotografi që pasqyrojnë gjendjen aktuale.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për pastrimin e këtyre zonave dhe parandalimin e ndotjes së mëtejshme.
Ndryshe, platforma ndreqe.com vazhdon të mbetet një mjet i rëndësishëm për qytetarët në raportimin e problemeve dhe kërkimin e zgjidhjeve nga autoritetet lokale. /Telegrafi/


