Banorët e Kievit janë këshilluar të strehohen nëpër bunkerë të improvizuar
09/03/2022
Banorëve të Kievit u është thënë të strehohen në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi janë aktivizuar sirenat që paralajmërojnë sulmet ajrore të Rusisë.
Kreu i administratës rajonale, Oleksiy Kuleba, ka thënë në një mesazh në Telegram, se në rajonin e Kievit po dëgjohen sirenat, transmeton Telegrafi.
Sirenat alarmojnë sulmet ajrore, kurse banorëve u është thënë se duhet të futen nëpër bunkerë të improvizuar.
Ndryshe sot Ukraina ka regjistruar ditën e 14-të nga fillimi i pushtimit rus, ku deri më tani kanë humbur jetën shumë civilë nga granatimet e pandërprera ruse. /Telegrafi/


