Please enter at least 3 characters.

Banksy pranon autorësinë e grafitit në Hull (Foto)

2018/01/Banksy2.jpg

Një grafit i ri është shfaqur në urën e Hullit në Angli, që besohet të jetë vepër e artistit më enigmatik në botë, i njohur veç si Banksy.

Vepra shfaq një djalë, me shpat dhe mburojë. E punuar bardhezi, figura shoqërohet me fjalët: “Ule urën e ngritur”!

Autorësia është marrë nga artisti, përmes postimit në profilin e tij në Instagram.

Vepra menjëherë ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve dhe të artistëve anembanë botës. Çuditërisht, disa zyrtarë të Hullit kanë kërkuar që grafiti të fshihet duke pastruar murin. /Telegrafi/