Banega në top-listën e lojtarëve për blerje të Milanit
05/01/2016
Ai pritet të kalojë në radhët e skuadrës italiane gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa do ta zëvendësoj mesfushorin e lënduar Neigl de Jong.
Rosonerrët kanë shfaqur mangësi dhe pak ide në fazën sulmuese teksa argjentinasi shihet si lojtari adekuat për kreator të mesfushës së kuqezinjve.
Kujtojmë se kontrata e mesfushorit të Sevillas do të përfundojë në qershor të vitit 2016, ndërsa klubi spanjoll është gati ta shesë me çmimin më të ulët në mënyrë që të mos humbas lojtarin me parametra zero gjatë verës.


