Please enter at least 3 characters.

Balotelli thuhet se ka nënshkruar me Brescian

2019/08/balotelli.jpg
218:"MILAN, ITALY - APRIL 07: Mario Balotelli attends during the Serie A match between FC Internazionale and Atalanta BC at Stadio Giuseppe Meazza on April 7, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images )
12:"Getty Images

Mario Balotelli thuhet se ka nënshkruar kontratë me Brescian në natën e kaluar, mirëpo Massimo Cellino nuk dëshiron ta bëjë zyrtare shkaku i disa detajeve të vogla.

Sipas La Gazzetta dello Sport, marrëveshja është nënshkruar në orën 23:45 sipas kohës tonë lokale, por që ende nuk është bërë asgjë zyrtare.

Marrëveshja ishte arritur në orët e vona të datës 16 gusht, mirëpo që në letra do të figurojë që transferimi është kompletuar më 17 gusht.

Mario Balotelli (Foto: Getty Images/Guliver)

Presidenti Cellino, që ishte pjesë e skuadrave si Cagliari dhe Leeds United, nuk e pëlqen numrin 17-të, si në fanellë, po ashtu edhe në ulëset e stadiumit.

Balotelli thuhet se vendosi që ta refuzonte kalimin në Flamengo dhe të fokusohej në futbollin e vendlindjes, si lojtar i lirë, pasi kontrata me Marseillen skadoi në sezonin e kaluar.

Gazeta italiane më tej raporton se sulmuesi problematik do të përfitoj 1.5 milion euro në sezon, derisa prezantimi i tij do të ndodhë nesër (18 gusht). /Telegrafi/