Balotelli humb fillim e takimit sepse nuk arriti t’i lidhë këpucët sportive (Video)
20/03/2017
Nice barazoi ndaj Nantes me rezultat 1-1 në Ligue 1.
Golin për Nicen e shënoi Jean Michael Seri në minutën e 28-të pas asistimit nga Younes Belhanda.
Mario Balotelli ishte në formacionin startues, por nuk luajti në dy minutat e parë.
E gjitha kjo pasi italiani nuk arriti t’i lidhë këpucët sportive dhe kështu humbi fillimin e takimit. /Telegrafi/


