Please enter at least 3 characters.

Ballkani merr rrugë për në Çeki, mesazh Slavia Pragës

2022/09/306921379_3281436782094017_3008152567527416603_n.jpg

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani, në orët e hershme të mëngjesit është nisur për në qytetin e Pragës, në Republikën e Çekisë.

Skuadra e Ilir Dajës do të përballet nesër (e enjte) kundër skuadrës së Slavia Pragë, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Tani, klubi nga Suhareka ka shfrytëzuar rrjetet sociale, ku ka bërë të ditur që po bëhen gati për udhëtimin drejt Pragës.

“Slavia na prit”, ishte mesazhi i klubit tonë.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim në orën 18:45, në stadiumin “Sinobo”. /Telegrafi/