Balerina e mahnitshme që ia ka vjedhur zemrën Neymarit (Foto/Video)
09/05/2016
Neymar është në një marrëdhënie të re dashurie – bëjnë të ditur mediat spanjolle.
Protagoniste e këtij lajmi është Lorena Improta. Sipas njoftimeve, bukuroshja i ka kaluar Pashkët me sulmuesin e Barcelonës.
Por, thuhet se lidhja e tyre ka nisur që nga tetori i kaluar, kur ata ishin parë së bashku në një ndejë.
Disa muaj më vonë, pas një ndeshjeje mes Brazilit dhe Uruguait, Neymar dhe Lorena kishin shkuar së bashku në banesë.
Po ashtu, ata janë fotografuar së bashku edhe në një restorant që është në pronësi të babait të futbollisti brazilian. /Telegrafi/


