Please enter at least 3 characters.

Balaj: Bllokohen xhirollogaritë e Telekomit, kërkesë nga Z-Mobile

2020/03/Telekomi-i-kosoves-ndertesa-foto-Ridvan-Slivova-6-e1683196134753.jpg
14:"Ridvan Slivova

Sot janë bllokuar xhirollogaritë e Telekomit të Kosovës si pasojë e borxhit ndaj Z-Mobile.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kreu i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj.

"Po, llogaritë janë bllokuar. Kjo është bërë me kërkesë të kompanisë Z-Mobile, si pasojë e borxhit”, tha Balaj.

Po ashtu, xhirollogaritë e Telekomit ishin bllokuar, pasi kjo e fundit e ka humbur një rast në Arbitrazh nga Z-Mobile. Përmbaruesit kanë bllokuar llogaritë, duke kërkuar shlyerjen e borxhit të përmbarimit. /Telegrafi/