Please enter at least 3 characters.

Bajram Jashanica nuk mund të luajë futboll deri në vitin 2020

2018/06/BajramJashinica-e1528822619564.jpg
341:"ZAGREB, CROATIA - AUGUST 25. Bajram Jashanica (R) of KF Skenderbeu in action against Ivo Pinto (L) of Dinamo Zagreb during the UEFA Champions League Qualifying Round Play Off Second Leg match between Dinamo Zagreb and FC Skenderbeu at Maksimir stadium in Zagreb, Croatia on Tuesday, August 25, 2015. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)
12:"Getty Images

Qendërmbrojtësi i Skënderbeut, Bajram Jashanica, është pezulluar nga futbolli deri në vitin 2020. Futbollisti që e ka përfaqësuar Kosovën shpresonte për një dënim më të vogël, mirëpo atij i është bërë e ditur se nuk mund të luajë në dy vitet e ardhshme.

Jashanica rezultoi pozitiv në testin anti-doping pas ndeshjes kundër Young Boys në Europa League, ashtu që institucioni më i lartë i futbollit evropian nuk e kursyer aspak duke i dhënë dënimin më të rëndë.

Përdorimi i substancave të ndaluara është i patolerueshëm, ashtu që 27-vjeçarit i ndalohet të jetë pjesë e futbollit profesionist në kampionate që organizohen FIFA apo UEFA.

(Foto: Getty Images)

Më poshtë deklarata e plotë për shtyp e Skënderbeut mbi çështjen JashanicaKomisioni i Apelit i UEFA-s vendosi lënien në fuqi të masës disiplinore “pezullim nga aktiviteti” për një periudhë dyvjeçare për lojtarin e KF Skënderbeut, Bajram Jashanica.

Pavarësisht argumenteve dhe dëshmive të dhëna në seancë gjyqësorë nga ana e lojtarit dhe personave të tjerë të lidhur me çështjen, organi juridik vendosi mospranimin e kërkesës të paraqitur nga Bajram Jashanica për uljen e sanksionit.Bëjmë me dije se aktualisht, palët janë në pritje për disponimin nga ana e Komisionit të Apelit të UEFA-s të vendimit integral, i cili do të ankimohet në CAS.

(Foto: Getty Images)

KF Skënderbeu i ka ofruar lojtarit të gjithë mbështetjen e mundshme gjatë kësaj periudhe të vështirë për të dhe beson se masa disiplinore është disproporcionale me rrethanat e ngjarjes dhe me shkallën e përgjegjësisë të Bajram Jashanica.Për këtë arsye, në çdo formë dhe me të gjitha mjetet në dispozicion, do të kërkojmë vendosjen e një mase disiplinore më të ulët, për garantimin e vijueshmerisë së karrierës të lojtarit tonë.Zyra për Shtyp,KF Skënderbeu

/Telegrafi/