Please enter at least 3 characters.

Bahtiri e krahason Haradinajn me rastin e Avni Rrustemit

2017/01/auto_haradinaj1482593114-696x382.jpg

Pas lirimit me kush të Ramush Haradinajt nga gjykata francez, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vlerësuar se me vendimin e sotëm i hapet rrugë vendosjes përfundimtare të drejtësisë për njërin prej ish komandantëve kryesor të UÇK-së, transmeton Veriu.info.

Ja postimi i plotë i Agim Bahtirit në Facebook:Me vendimin e sotëm të gjykatës franceze, i hapet rrugë vendosjes së drejtësisë dhe shpresoj që brenda një kohë shumë të shkurtër do të merret edhe vendimi për lirimin e plotë të ish komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj.Sikurse vendimi i marrë para rreth një shekulli për rastin e Avni Rrustemit, edhe në rastin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, besoj se gjykata franceze do të dëshmoi se mbështet drejtësinë dhe veprimtarinë e njerëzve që sakrifikuan për lirinë e popullit tonë.Institucionet e Kosovës duhet t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që të moszbatohen nga Interpol-i flet-arrestet e montuara politikisht nga Serbia.