Bahtijari shënon moment historik në turizmin kosovar - viziton Seychelles me pasaportë të Kosovës
Flamur Bahtijari, pronari i AS Travel Club, është bërë kosovari i parë që udhëton drejt Seychellesme pasaportë të Republikës së Kosovës, duke hapur një destinacion të ri tropikal për qytetarët tanë.
Nga Business Class drejt ishullit Mahé, ai publikoi pamje dhe shkroi: “Seychelles është tanii hapur për pasaportën e Kosovës, sepse dikush duhej të ishte i pari.”
Udhëtimi shënon finalizimin e një procesi shumëvjeçar që Bahtijari ka zhvilluar në panairendërkombëtare të turizmit. Rruga nisi në vitin 2019 me takimin e tij të parë zyrtar me Didier Dogley, Ministrin e atëhershëm të Turizmit të Seychelles, ku u diskutua forcimi i bashkëpunimit dhe mundësia e një marrëveshjeje turistike Kosovë–Seychelles.
Kontakti u thellua në vitin 2022 me dy takime të rëndësishme: me Patsy Moustache, Shefe e Misionit të Seychelles në Londër,dhe me Sylvestre Radegonde, Ministër i Punëve të Jashtme, i cili garantoi angazhimin përkrijimin e një lidhjeje të re turistike mes dy vendeve. Fotot nga këto takime dokumentojnë qartë rrugëtimin që e çoi drejt këtij momenti historik.
Edhe pse Seychelles nuk e njeh ende formalisht pavarësinë e Republikës së Kosovës, autoritetet kanë lejuar për herë të parë hyrjen e kosovarëve për qëllime turistike me pasaportë të Kosovës,duke e bërë udhëtimin e Bahtijarit të parin e këtij lloji.
Seychelles, me 115 ishuj, plazhe me rërë të bardhë dhe ujëra kristal, është një ngadestinacionet më të kërkuara në botë për pushime luksoze dhe arratisje romantike.AS Travel Clubparalajmëroi këtë hap përmes një postimi misterioz që ngriti kureshtjen e ndjekësve.
Agjencia pritet të publikojë së shpejti paketat e para drejt Seychelles, duke hapur një mundësitë re për turistët kosovarë.


