Please enter at least 3 characters.

Babai rrah dy vajzat e tij të mitura në Lipjan

2016/01/d-euml-shmia-e-t-euml-mitur-euml-s-shkova-me-d-euml-shir-euml-mos-e-arrestoni_hd.jpg

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti kishte rrahur dy vajzat e tij të mitura.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:00, në Lipjan.

Tutje bëhet e ditur se viktimat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS-së, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti është cilësuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte rrahur dy vajzat e tij të mitura. Viktimat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS-së, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/